Politike

280 mijë € një operacion, Kryemadhi: Edhe seksin të kisha ndryshuar nuk do kisha paguar aq

Monika Kryemadhi tha se nuk ka asnjë operacion apo ndërhyrje plastike që kushton 280 mijë euro.

15 Shtator 2022, 22:23 Nga k.m.
280 mijë € një operacion, Kryemadhi: Edhe seksin të kisha
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar akuzat e ngritura dhe të depozituara në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me ndërhyrjet estetike. Në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", Kryemadhi tha se nuk ka asnjë operacion apo ndërhyrje plastike që kushton 280 mijë euro. Madje me humor u shpreh se edhe po të kishte ndryshuar gjini, nuk do të kishte kushtuar aq shumë.

 “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq. Ju jeni një çun tirone e dini shumë mirë që nuk kushton asnjë përmbajtje në atë vlerë parash. Tani edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. Kam qarë nëpër televizione. Jam operuar me cist në kokë, kam operuar vajzën 6 herë në Austri. Jam kuruar edhe nga Silva Shametaj. Ne ia kemi marrë dorën se jemi personazhe publike. Monika Kryemadhi nuk firmos kurrë në emër të djalit apo vajzës. Dhe një gjë tjetër. E kuptoj që Veliaj ka hall shumë të madh. Nuk e shpëton dot as blerja e mercenarëve. Më thërrit "live" që të bëj operacione plastike të të rrish shikueshmërinë. A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino? Unë kam qenë në klinikë… Absolutisht! Është përdorur swifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër,"-tha Kryemadhi në fjalën e saj.  

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë paditur sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ketë herë, paditës është avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij, Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros. Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll