Politike

Projektligjet/ Miratohen marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Po ashtu me 101 vota pro dhe asnjë abstenim është votuar projektiligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

15 Shtator 2022, 19:04 Nga I.A
Projektligjet/ Miratohen marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar
Kuvendi

TIRANË- Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Shqipërinë në kuadër të instrumentit për asistencën e para anëtarësimit (IPA iii)" është miratuar me 101 vota pro, asnjë votë kundër dhe abtestim.

Po ashtu me 101 vota pro dhe asnjë abstenim është votuar projektiligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa me 99 vota pro  është miratuar dhe marrëveshja për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Brendshme dhe qeverisë së Mbretërisë së Sashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga ministria e punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Ndërkohë që kandidatura e Florian Bjankut për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme. Kuvendi ka votuar për kandidaturën e Binjakut me 29 vota pro, 69 abstenim dhe 4 kundër. 

seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll