Politike

Ku lindi "ftohja"? Baton Haxhiu: Shave Cakajn pa e njohur. Meta i përgjigjet: Ti më the për njohjen e kufijve

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se kishte marrë informacione se përse Cakaj nuk ishte i përshtatshëm për detyrën, duke marrë parasysh edhe përplasjet që ka pasur me paraardhësin e tij në detyrë, Ditmir Bushatin.

15 Shtator 2022, 21:06 Nga k.m.
Ku lindi "ftohja"? Baton Haxhiu: Shave Cakajn pa e njohur. Meta i
Ilir Meta dhe Baton Haxhiu

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe analisti Baton Haxhiu janë përplasur për të sqaruar ftohjen mes tyre. Të ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Baton Haxhiu tha se krisja me Metën ka nisur me çështjen e mosdekretimit Gent Cakaj si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se kishte marrë informacione se përse Cakaj nuk ishte i përshtatshëm për detyrën, duke marrë parasysh edhe përplasjet që ka pasur me paraardhësin e tij në detyrë, Ditmir Bushatin. Po ashtu, kanë komentuar edhe takimet e presidentit asokohe me Albin Kurtin dhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje që kishin kërkuar mosdekretimin as të Besa Shahinit si minister Arsimi, e as të Cakajt.

PJESË NGA BISEDA:

Baton Haxhiu: Ka nisur një përplasje me Gent Cakajn. Tregoja publikut pse e keni sulmuar një djalë të ri. Ndërtimi i konspiracionit brenda zyrës së Presidencës...

Meta: Unë nuk i kam pasur marrëdhëniet e mira me Bushatin, për punë jo për arsye personale. Doja zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë. Njëkohësisht ishte hapur edhe ideja e ndryshimit të kufinjve. Cakaj fliste për ndryshimin e kufinjve. Batoni më ka thënë se ekziston një ide...

Baton Haxhiu: Jo, po e thjeshton shumë. Kemi qenë në një takim që u hap kalimthi. Ka filluar konspiracioni se keni bërë montazh në emisionin tim. Keni akuzuar djalin pa thënë gjë. Ftohjen me ty e kam prej atij momenti.

Meta: Ti edhe një tjetër më keni thënë, do japim tre komuna, do marrim të tjera.

Baton Haxhiu: Ti më ke thënë do japim.                              

Meta: Kam takuar VV, më kanë takuar dhe më thanë që as ai, as ajo nuk duhet të jenë (Besa Shahini dhe Gent Cakaj). Nuk u ndikova nga ata për këtë vendim

Baton Haxhiu: U besove atyre dhe jo mua se të kam shkruar letër

Meta: Nuk i dëgjova. I thashë Edi Ramës. Ia bëjmë sot tha certifikatën e sigurisë. I thashë, të lutem, ti e di ça hallesh kam unë. Ministër të Jashtëm bëj një tjetër të PS, ose merre vetë. I thashë beje ministër Kulturë ose Arsimi meqë është djali më i lexuar në botë. Po të ishte për VV, unë do i kisha bërë të dy ministra. Nuk u ndikova.

Baton Haxhiu: Je ndikuar. Meta: Në pikëpamjen personale nuk kam pasur gjë me ministrin Cakaj.

Baton Haxhiu: Kur është marrë Gent Cakaj në emision, është marrë si shkencëtar, si njëri i dijes. Ai nuk jetonte në Shqipëri. Është bërë përbaltja e një djali të pafajshëm. Unë të kritikova, nuk të sulmova se u shkatërrua një njeri. E di ça ka ndodhur pas takimit të Metës me LVV? Albin Kurti akuzoi Gent Cakajn për korrigjim të kufinjve.

Meta: Nuk mbaj përgjegjësi çka thënë. Unë i jap direktiva LVV? Kam respekt për Gentin se jemi takuar më pas, por prapë nuk do ta bëja ministër.

edi rama ilir meta baton haxhiu gent cakaj

Sondazh

Poll