Politike

Noka bën akuzën e fortë: Ministrat nuk kërkojnë më euro por kallëpe ari që t'i rezistojnë inflacionit! Duhet të ikni ju, jo rinia

Deputeti demokrat u shpreh se nuk duhet të iki populli por qeveria. Ai shtoi se sipas statistikave vendi ynë ia kalon dhe Afganistanit sa i përket numrit të kërkesave për azil në Mbretërinë  e Bashkuar.

15 Shtator 2022, 20:37 Nga e.k
Noka bën akuzën e fortë: Ministrat nuk kërkojnë më
Flamur Noka

TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë teksa u shpreh se tashmë ministrat nuk kërkojmë më euro por kallëpe ari që sipas tij i rezistojnë inflacionit.

Noka u ndal dhe tek largimi masiv i shqiptarëve duke përmendur rastin e të rinjve që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez në kërkim të një jetë më të mirë. 

Deputeti demokrat u shpreh se nuk duhet të iki populli por qeveria. Ai shtoi se sipas statistikave vendi ynë ia kalon dhe Afganistanit sa i përket numrit të kërkesave për azil në Mbretërinë  e Bashkuar.

Flamur Noka: Inflacioni po rritet, varfëria po, babëzia qeveritare po. Prandaj ikin Shqiptarët. Kanë pushtuar Europën tani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Jemi para Afganistanit për azil. Krahasohemi me qeverinë e talibanëve.Shqiptarët shohin La Manshin si shpresë i futem me not e me gomone. Këta duan të mbyllin gojën e opozitës dhe fjalën e lire. Janë paralajmëruar prej vitesh partnerët se kjo bandë e ardhur në pushtet me trafikantë dhe drogë, ky paralajmërim sot është realitet i plotë dhe i qartë. Shqiptarët duhet të mendojnë thellë se zgjidhja nuk është ikja. Banda në pushtet do shpopullimin. Nuk duhet të ikin shqiptarët duhet të iki banda. Ministrat tuaj nuk duan më euro se ka luhatje në treg po kallëpe ari që ti rezistojë inflacionit. Ju jeni e keqja e këtij vendi dhe jo shqiptarët.

flamur noka

Sondazh

Poll