Politike

FOTOLAJM/ Salla bosh! Deputetë e ministra "braktisin detyrën" dhe largohen pa mbaruar Kuvendi

Kjo është vënë re dhe ditën e sotme. Kanë qenë dy deputetët demokratë Isuf Çela dhe Lefter Gështenja ata që u kanë "tëhequr veshin" kolegëve dhe drejtueses së seancës për këtë fakt. 

15 Shtator 2022, 20:16 Nga e.k
FOTOLAJM/ Salla bosh! Deputetë e ministra "braktisin
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Është bërë e udhës tashmë që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të lënë detyrën në mes dhe të largohen nga punimet e parlamentit sapo mbarojnë fjalën apo votohet projektligji. 

Sot që në fillim të seancës ka pasur ankesa nga deputetët edhe për mungesën e shumë ministrave në sallë. Dhe tani vihet re që karriget e ministrave janë bosh me përjashtim të dy prej tyre.

 Kanë qenë dy deputetët demokratë Isuf Çela dhe Lefter Gështenja ata që u kanë "tërhequr veshin" kolegëve dhe drejtueses së seancës për këtë fakt. 

FOTOLAJM/ Salla bosh! Deputetë e ministra "braktisin

"Nuk jam dakot me atë që është vendosur në Konferencën e Kryetarëve që votimet të bëhen pa mbaruar diskutimet. Të jemi serioz me qytetarët dhe të qëndrojmë këtu. Të votojmë që në 10:01 dhe të ikin kush ka punë shumë se këta kanë punë shumë", tha Çela.

Siç duket edhe në foto nga të dyja anët e Kuvendit salla është thuajse bosh. Deputeët në orët maratonë të Kuvendit ose gjenden përballë kafes në Pedonale ose në kafen e Kuvendit.

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll