Politike

Meta prezanton drejtuesit e PL në 11 njësitë e Tiranës. Lobimin rus? Ta zgjidhë SHBA

Ilir Meta tha se të deleguarit do të jenë përgjegjës për organizimin e partisë në të gjitha njësitë bashkiake si dhe për organizimin e protestave, por edhe të fitorës që pritet prej tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale.

15 Shtator 2022, 19:27 Nga k.m.
Meta prezanton drejtuesit e PL në 11 njësitë e Tiranës.
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi sot emrat e delegatëve të partisë në 11 njësitë bashkiake në kryeqytet. Në fjalën e tij, Meta tha se të deleguarit do të jenë përgjegjës për organizimin e partisë në të gjitha njësitë bashkiake si dhe për organizimin e protestave, por edhe të fitorës që pritet prej tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vihet re që një njësi administrative e ka marrë nën kontroll vetë Meta, ndërsa një tjetër ia ka besuar Monika Kryemadhit.

Delegimet në njësitë e Tiranës

Njësia 1: Endrit Braimllari

Njësia 2: Erisa Xhixho

Njësia 3: Brisida Shehaj

Njësia 4: Elona Guri

Njësia 5: Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7: Monika Kryemadhi

Njësia 8: Klevi Pojana

Njësia 9: Tedi Blushi

Njësia 10: Kejdi Mehmetaj

Njësia 11: Endrit Braimllari

Po ashtu, gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë Meta tha se objektivi për zgjedhjet është marrja e Bashkisë së Tiranës, duke mos harruar të përmendte edhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas Metës, Basha me marrëzinë e tij i fali të gjithë pushtetin vendor Ramës, e po ashtu nuk harroi pa përmendur edhe çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës. Për kreun e PL-së, çështjen duhet ta zgjidhin amerikanët dhe PD.

“Të dashur motra dhe vëllezër të Partisë së Lirisë është kënaqësi që të takohemi sot, pikërisht vetëm pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve dhe nga rikthimi i Bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat bashkiak Edi Ramës. N uk është thjesht problemi i parave ishin ruse apo nuk ishin ruse, atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cënuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Kjo aferë u përdor për të krijuar model rus të kapjes së shtetit si është sot modeli i Ramës. U përdor një aferë që drejtësinë ta kapte Edi Rama. Për të provokuar opozitën dhe për t’ia lënë të gjitha institucionet Edi Ramës. Ishte kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë Edi Ramës,”-tha ndër të tjera Meta.

Ndërkohë që ka nisur organizimin për protesta, nga Partia e Lirisë ende nuk ka një datë të re për tubimin e radhës.

ilir meta

Sondazh

Poll