Politike

Meta e Kryemadhi paditen për operacionet plastike! Beqiri: 290 mijë euro në San Marino e Vjenë, edhe fëmijët i kanë ndryshuar

Sipas tij Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”.

15 Shtator 2022, 13:30 Nga F.M
Meta e Kryemadhi paditen për operacionet plastike! Beqiri: 290 mijë
Familja Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë paditur sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ketë herë, paditës është avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros. Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI.

“Asnjëra nga këto pagesa nuk është deklaruar në deklaratat vjetore të tyre, që do të thotë se kanë paguar me para të përfituara nga aferat korruptive, që i kanë futur në bankë në rrugë të jashtëligjshme. Si në regjistrat financiarë të spitalit, pagesat bankare të spitalit, kartelat mjekësore dhe hyrje-daljet në sistemit TIMS, rezulton se kjo shtetëse ka bërë ndërhyrje dhe pagesa në vlera të mëdha në spitalin e San Marinos. Ndërhyrjet janë kryer nga shefi i pavionit të obezitetit në spitalin e Vjenës, Gerhard Prager. Janë shumë të kushtueshme dhe kërkohen trajtime të mëvonshme për të mbajtur në kontroll estetikën,”- thuhet në padi.

Meta e Kryemadhi paditen për operacionet plastike! Beqiri: 290 mijë
Padia

Trajtime të shtrenjta estetike kanë bërë dhe fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, Besari dhe Bora, ku për secilin prej tyre avokati ka paraqitur në SPAK edhe fotografi për të pasqyruar se se ka ndryshuar pamja e tyre gjatë viteve të fundit. Avokati Idajet Beqiri kërkon nga SPAK fillimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve ndaj familjes Meta për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Korrupsion i funksionarëve të lartë shtetëror” “deklarim i rremë i pasurive”,, korrupsion  si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Aktualisht Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

monika kryemadhi san maroni ilir meta idajet beqiri

Sondazh

Poll