Politike

Sulmet kibernetike nga Irani, Borrell telefonon Ramën: BE krah Shqipërinë

Po ashtu, Borrell shprehet se Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë për rritjen e mbrojtjes kibernetike.

15 Shtator 2022, 22:11 Nga k.m.
Sulmet kibernetike nga Irani, Borrell telefonon Ramën: BE krah
Joseph Borrell

TIRANË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimi Europian, Joseph Borrell ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të ndodhura ditët e fundit, gjatë një komunikimi me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, Borrell shprehet se Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë për rritjen e mbrojtjes kibernetike.

"Fola sot me KM, Edi Rama për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit & sigurisë së & përpjekjet për të minuar institucionet & shoqëritë demokratike janë të papranueshme. do të qëndrojë në krah të në forcimin e mbrojtjes kibernetike,"-tha Joseph Borrell.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK".

Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

joseph borrell irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll