Politike

Lobingu rus në PD/ Spaho-Ballës: Kryetari jot e mbylli, ne kërkuam rihetim

Spaho tha se Balla i interpreton gjërat ndryshe sot kur ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ia ka mbyllur dosjen 'Muzin', ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

15 Shtator 2022, 14:27 Nga F.M
Lobingu rus në PD/ Spaho-Ballës: Kryetari jot e mbylli, ne
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho i është përgjigjur Taulant Ballës, kryetarit të grupit të Partisë Socialiste, i cili e konsideroi një turp qëndrimin e PD-së ndaj lobimit rus prej 500 mijë eurosh. Nga vendi i tij në Kuvend, Spaho tha se Balla i interpreton gjërat ndryshe sot kur ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ia ka mbyllur dosjen 'Muzin', ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

"Zoti Balla, dua t'ju them që ne flasim me prova në tavolinë, kemi bërë thirrje dhe për rihetim të dosjes. E dini ju shumë mirë, mos harroni që kryetari juaj ta dërguar kryetarin e Këshillit të Ministrave që ta mbyllë atë dosje. E dini ju shumë mirë, por ju leverdis që ta interpretoni ndryshe,"- tha Spaho. 

taulant balla edmond spaho seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll