Politike

Braçe: Të rinjtë ikin të shtëpitë e barit në Londër e Spanjë, i tërheqin rrogat, turp të konkurrohemi nga krimi

Ai shtoi se është një turp që të konkurohemi nga ekonomia e krimit.

15 Shtator 2022, 13:42 Nga F.M
Braçe: Të rinjtë ikin të shtëpitë e barit
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur për emigrantët shqiptarë. I pranishëm në Kuvend, deputeti Braçe tha se shqiptarët ishin drejt Londrës, Spanjës, Holandës e Belgjikës pasi i tërheq rroga minimale atje dhe shtëpitë e barit. Braçe tha se Shqipëria duhet të bëjë diçka për këtë gjë. Ai shtoi se është një turp që të konkurohemi nga ekonomia e krimit. 

"Kemi një problem të madh me papunësinë e të rinjve, që sjell edhe migrimin e tyre. Duhet të mbështesim ato sektorë që duhet të ofrojnë punësim për të rinjtë. Punësimi i të rinjve ka lidhje të fortë me pagat. Ka një konkurrence jo vetëm nga ekonomia formale e fqinjëve tani, por ka edhe një konkurrencë të madhe të turpshme nga ekonomia krimit, nga shtëpitë e barit edhe në Spanjë edhe në Holandë edhe në Belgjikë edhe në Londër. Rrogat atje janë shumë më tepër sesa paga mesatare bruto, që është fare pak mbi nivelin mesatar të inflacionit në 6 muaj. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë një pagë sot që është 34% sesa mesatarja e nivelit mesatar,"- tha Braçe ndër të tjera. 

erion brace seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll