Politike

Balla: Me gjyqtarin L.S., keni mbyllur shumë dosje ju të PD-së me Berishën

Balla iu drejtua Edmond Spahos dhe tha se ai bashkë me Berishën kanë mbyllur dosje të shumta me ndihmën e këtij gjyqtari. 

15 Shtator 2022, 14:19 Nga F.M
Balla: Me gjyqtarin L.S., keni mbyllur shumë dosje ju të PD-së me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka denoncuar një gjyqtar në sallën e Kuvendit, për të cilin tha se i ka mbyllur dosje Partisë Demokratike e kryetarit Sali Berisha. Pa dhënë më shumë detaje, Balla iu drejtua Edmond Spahos dhe tha se ai bashkë me Berishën kanë mbyllur dosje të shumta me ndihmën e këtij gjyqtari. 

"Kur kam folur unë për këtë çështje, në vitin 2017, më jeni sulur të gjithë, apo jo Mondi, edhe Gjekmarkaj që sheh atje, e di. Se me atë gjyqtarin me inicialet L.S., keni mbyllur shumë dosje ju të Partisë Demokratike, Se kur ishit me Lulin, thonit s'është e vërtetë, kur u prishët me Lulit, thoni po, është e vërtetë. Po ky është turpi juaj. Unë e hapa si temë për të thënë që t'ia lini drejtësisë, drejtësia i di të gjitha. Kjo është një sfidë e rë, nuk është vetëm 500 mijë euro tek Partia Demokratike, por edhe mijëra euro në media të tjera. Në vitin 2018, protestat e Opozitës jepeshin LIVE në televizionin rus dhe Sputnik ishte live nga Tirana, po ndodh çudia e madhe, Slaiu me Lulin kanë mbledhur 400 veta në shesh,"- tha Balla. 

taulant balla seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll