Politike

Fondet e BE/ Berisha: Disbursoni para, por vendosni kushte, njeriu i Vuçiç është tek Porti i Durrësit

Berisha tha se BE-ja duhet të imponojë qeverinë shqiptare që të ndërmarrë veprime me paratë e BE-së sipas kushteve të vendosura nga vetë Bashkimi Evropian. 

15 Shtator 2022, 14:05 Nga F.M
Fondet e BE/ Berisha: Disbursoni para, por vendosni kushte, njeriu i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që Bashkimi Evropian të kalojë fonde për Shqipërinë, por të vendosë kushte në mënyrë që paratë të mos vidhen nga kryeministri Edi Rama e qeveria. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se BE-ja duhet të imponojë qeverinë shqiptare që të ndërmarrë veprime me paratë e BE-së sipas kushteve të vendosura nga vetë Bashkimi Evropian. 

"Sigurisht që do të miratojmë këtë marrëveshje me mirënjohje, por ftoj Komisionin Evropian të kuhsëzojë përfundimisht çdo qindarkë të tij, gjersa të jetë kjo qeveri, me kushtet që vijojnë. Së pari, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet evropiane në koncensione e prokuorime publike, të ndalojë tenderat sekretë që janë rritur me 20 herë, me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi në darkë në ndërtimet publike. Sot ç'po ndodh, ju po jepni dhe kontrolloni në një farë mënyre implementimin e projekteve tuaja, por kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë, të marrin fund tenderat sekretë, impononi qeverisë shqiptare të marrë veprime sipas kushteve tuaja. Shkolla që ndërtohet sipas Edi Rama kushton 5.1 e 4.2 milionë euro, është koha të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por edhe atë që ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Një kilometër rrugë e ndërtuar nga Evropa realizohet 1 a 2 milionë euro, ndërsa me lklogaritë e kësaj qeveri realizohet me 22 milionë euro. I bëj thirrje BE që të reagojë e të shohë se si vidhet Shqipëria,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll