Politike

Berisha thirrje KE: Hetoni kullat në Tiranë, janë mullarët e drogës ku është ortak Rama

Rama është aksioner në ndërtimin e këtyre kullave dhe se një ndihmë ndërkombëtare do të ishte e rëndësishme për të zbuluar se ku shkojnë paratë e drogës. 

15 Shtator 2022, 14:12 Nga F.M

 

Berisha thirrje KE: Hetoni kullat në Tiranë, janë mullarët e
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që Komisioni Evropian të hetojë ndërtimet në Tiranë, që i konsideron 'kullat e drogës'. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Rama është aksioner në ndërtimin e këtyre kullave dhe se një ndihmë ndërkombëtare do të ishte e rëndësishme për të zbuluar se ku shkojnë paratë e drogës. 

"Thirrja ime për Komisionin Europian është një hetim për monumentet e korrupsionit në Tiranë, kullat e drogës. Për shqiptarët europianë kam një të dhënë zyrtare: Indeksi i rindërtimeve në Shqipëri është mesatarisht 3 herë më i lartë se në çdo vend të Bashkimit Europian. Çmimet në Shqipëri jo që s’janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë, më të lartat në Europë. Droga, lumenjtë e drogës po rrënojnë këtë vend. Instituti i statistikave të kësaj qeveria njofton se vjet, vitin e kaluar, u rritën me 3.9%. Narkorritje klasike, sepse punësimi u rrit vetëm 0.5%. Pra çfarë janë këto kulla? Këto janë mullarët gjigande të drogës të Edi Ramës. I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë në të gjitha anët sepse Tirana zjen dhe gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama. Dhe siç thotë populli shqiptar: ku ka zë s’është pa gjë. Ka shumë eksponentë të tjerë që mund të përmenden emrat, por të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e çmuar për shqiptarët. Edhe njëherë përulem me nderim të madh para bujarisë të Komisionit Europian dhe taksapaguesve europianë. Por njerëzisht u kërkoj të kushtëzojnë çdo qindarkë me disa kushte për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një kligë që po i vjedh natën, ditën, në festa, në gëzime, në hidhërime, në çdo gjë, në çdo akt, në çdo vendim, në çdo firmë,"- tha Berisha. 

sali berisha seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll