Politike

Shqiptari dhe tunizianët tentojnë të arratisen nga burgu italian, sharrojnë hekurat, rojet i kapin tek dera

Të burgosurit kanë krijuar një skenar. Fillimisht ata u përfshinë në një sherr për të krijuar kaos në ambientet e burgut, më pas morën sharrën dhe nisën të sharrojnë hekurat e një dritareje.

15 Shtator 2022, 13:50 Nga F.M
Shqiptari dhe tunizianët tentojnë të arratisen nga burgu italian,
Burg

ITALI- Katër të dënuar në një burg në Itali kanë tentuar të arratisen. Mësohet se 3 tunizianë dhe një shqiptar, të dënuar për vepra të ndryshme penale, kanë tentuar të arratisen duke sharruar hekurat e qelisë. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Baldenuch në Itali.

Të burgosurit kanë krijuar një skenar. Fillimisht ata u përfshinë në një sherr për të krijuar kaos në ambientet e burgut, më pas morën sharrën dhe nisën të sharrojnë hekurat e një dritareje. Përmes saj, ata përdorën si litar çarçafë dhe rroba të lidhura bashkë për të zbritur.

Por shqiptari dhe tre tunizianët u kapën në flagrancë nga rojet e burgut.

itali arratisje nga burgu ne itali

Sondazh

Poll