Politike

Shqetësimi i SHBA për lobimin rus, Celibashi: Kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim

Celibashi pranoi se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim si dhe tha se duhet që të nisë dhe puna për të zbuluar se nga po i marrin paratë partitë politike. 

15 Shtator 2022, 13:24 Nga A.B
Shqetësimi i SHBA për lobimin rus, Celibashi: Kuadri ligjor ka
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se në takimin me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kishte në fokus shqetësimin e tyre mbi lobimin rus në partitë politike në vend. Për gazetarët, Celibashi pranoi se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim si dhe tha se duhet që të nisë dhe puna për të zbuluar se nga po i marrin paratë partitë politike. 

'Diskutuam për shqetësimin e SHBA si aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të financimeve shqiptare e atyre ruse. nën dritën e informacioneve të fundit që ata zotërojnë përcollëm këtë shqetësim, me qëllim që KQZ e partitë politike të rrisin vëmendjen, e çfarë është në fuqi të tyre që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor në mënyrë që KQZ ti japë mundësi praktike që të hetojë , se nga po i marrin paratë.  Ne morëm shqetësimin e tyre, nuk u bënë diskutime se si të rrisim vëmendje, se si të jemi eficent, ngelet për t'u parë në vazhdim, ata konfirmojnë nevojën për ta qasur këtë problematikë. Mendoj se ne vijim do të ketë ndryshime në kuadër të reformës elektorale.'- u shpreh Celibashi. 

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. 

ilirjan celibashi yuri kim

Sondazh

Poll