Sport

Giroud-Saelemaekers-Pobega tris Dinamos së Zagrebit, Milan merr kryesimin e Grupit E. Nuk ka fitues në Shakhtar-Celtic

Milan nuk gabon në Champions League dhe merr kreun e grupit

14 Shtator 2022, 20:43 Nga DOSJA

Giroud-Saelemaekers-Pobega tris Dinamos së Zagrebit, Milan merr kryesimin e

ITALI- Milan nuk gabon në Champions League dhe merr kreun e grupit. Pas barazimit me Salzburgun, në raundin e dytë të Grupit E, skuadra e Piolit mundi 3-1 Dinamon e Zagrebit dhe me 4 pikë ngjitet në krye të renditjes. Në San Siro në pjesën e parë kuqezinjtë krijojnë raste dhe pas disa gabimeve zhbllokojnë ndeshjen me një penallti të Giroud (45').

Në pjesën e dytë Saelemaekers (47') dyfishoi me një goditje me kokë, ndërsa Orsic në (56') do të rihapte sfidën por vetëm kaq. Pobega do të shënonte golin e tretë (77') për Milanin dhe vendos në kasafortë rezultatin. Në Grupin F u zhvillua takimi mes Shakhtar dhe Celtic, përballje që përfundoi me shifrat 1-1. Ekipi ukrainas shkon në kuotën e 4 pikëve, në pritje të rezultatit Real Madrid-Leipzig.

E.Ç (Dosja.al)

milan champions league

Sondazh

Poll