Sport

Shkarkimi i Tuchel nuk ishte për faj të humbjes me Dinamon e Zagrebit, presidenti i Chelsea-t tregon arsyen e vërtetë

Thomas Tuchel nuk është më trajner i Chelseat dhe, ndërsa rrëfen se është i shkatërruar, president Todd Boehly shpjegon pse klubi mori këtë vendim.

14 Shtator 2022, 12:41 Nga DOSJA
 

Shkarkimi i Tuchel nuk ishte për faj të humbjes me Dinamon e Zagrebit,

ANGLI- Thomas Tuchel nuk është më trajner i Chelseat dhe, ndërsa rrëfen se është i shkatërruar, president Todd Boehly shpjegon pse klubi mori këtë vendim. Humbja në Champions League ndaj Dinamo Zagrebit nuk ishte motivi i shkarkimit, arsyeja? Mungesa e një vizioni të përbashkët: "Kur merrni përsipër një biznes - shpjegoi miliarderi në konferencën SALT - duhet të siguroheni që jeni në linjë me njerëzit në sektor, dhe Tuchel është padyshim jashtëzakonisht i talentuar dhe është një person që pati një sukses të madh me Chelsean.

Realiteti i vendimit tonë ishte se ne nuk ishim të sigurt nëse Thomas e shihte atë ashtu siç e pamë ne. Askush nuk ka të drejtë apo gabim, ne thjesht nuk kishim një vizion të përbashkët për të ardhmen. Nuk ishte humbja ndaj Dinamos së Zagrebit, por për vizionin e përbashkët se si ne donim të ishte Chelsea. Nuk ishte një vendim i marrë për shkak të një fitoreje apo humbjeje të vetme. Ishte një vendim që menduam se ishte vizioni i duhur për klubin”.

Boehly më në fund zbuloi se në shtëpinë e klubit ka disa probleme për t'u zgjidhur: “Ka shumë mure për të shembur te Chelsea. Skuadra e parë dhe akademia nuk i ndanin vërtet të dhënat, nuk ndanin informacione se nga vinin lojtarët më të mirë. Qëllimi ynë është të bashkojmë një ekip; e gjithë kjo duhet të jetë një makinë e lyer mirë me vaj”.

E.Ç (Dosja.al)

tuchel chelsea

Sondazh

Poll