Sport

Shtëpia e tij u përdor si bazë lufte nga rusët, boksieri Usyk rikthehet në banesën e tij dhe ngre flamurin ukrainas

Oleksandr Usyk është rikthyer në shtëpinë e tij, e cila ishte e pushtuar nga ushtarët rusë, në Vorzel të Ukrainës.

14 Shtator 2022, 12:30 Nga DOSJA

Shtëpia e tij u përdor si bazë lufte nga rusët, boksieri

UKRAINË- Oleksandr Usyk është rikthyer në shtëpinë e tij, e cila ishte e pushtuar nga ushtarët rusë, në Vorzel të Ukrainës.Shtëpia e kampionit të botës në boks u shkatërrua ndërsa ai ishte jashtë vendit duke sfiduar Anthony Joshua në Arabinë Saudite, por sot janë shfaqur imazhet e 35-vjeçarit duke qëndruar jashtë shtëpisë së tij me një flamur të Ukrainës.

Gruaja e Usyk, Yekaterina, ka postuar në rrjetet sociale një imazh të shtëpisë që duket në gjendje të keqe, por tani është kthyer në duart e pronarit të ligjshëm.Është raportuar se shtëpia është përdorur si bazë nga rusët, para se të largoheshin.

Diçitura, e shkruar në rusisht, përkthehet : 'Bota ruse mbërriti në shtëpinë time. Kafshët. Ata shkatërruan gjithçka, si gjithmonë.Në një imazh pasues, vetë Usyk qëndron jashtë portës, me 'V' dhe 'Z' ende të dukshme edhe pse të lyera sipër, me duart në xhepa pranë flamurit ukrainas.

Shtëpia e tij u përdor si bazë lufte nga rusët, boksieri

E.Ç (Dosja.al)

usyk ukraine boksieri

Sondazh

Poll