Sport

“Haaland është i frikshëm, por edhe shokët e tij nuk janë më pak…”

Marco Reus luajti me norvegjezin te Dortmund dhe i dha 12 asistime sulmuesit të ri. Tani ata janë në ngjyra dhe fusha të ndryshme…

14 Shtator 2022, 15:46 Nga DOSJA

“Haaland është i frikshëm, por edhe shokët e tij nuk

GJERMANI - Marco Reus pranon se Erling Haaland është një golashënues i frikshëm, por ai i paralajmëron lojtarët e Dortmundit që nuk mund të fokusohen vetëm te sulmuesi norvegjez, sepse të gjithë lojtarët e Manchester City mund të të çekuilibrojnë në çdo kohë.

“Haaland është një lojtar i frikshëm, por shokët e tij nuk janë më pak...”,- tha sulmuesi i verdhezinjve gjermanë.

Marco Reus luajti me Haaland te Dortmund dhe i dha 12 asistime sulmuesit të ri. Tani ata janë në fusha të ndryshme dhe do të masin forcat këtë të mërkurë në një ndeshje të javës së dytë të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll