Sport

Nuk ka qetësi te PSG, Neymar i lodhur nga egoizmi i Kylian Mbappe. Vazhdojnë ‘gërricjet’ mes tyre

Nuk ka qetësi te PSG.Neymar është lodhur nga egoizmi i Kylian Mbappé dhe beson se francezi është përgjegjës për grindjen mes tyre.

14 Shtator 2022, 13:38 Nga DOSJA

Nuk ka qetësi te PSG, Neymar i lodhur nga egoizmi i Kylian Mbappe.

PARIS- Nuk ka qetësi te PSG.Neymar është lodhur nga egoizmi i Kylian Mbappé dhe beson se francezi është përgjegjës për grindjen mes tyre. Të dy kanë luajtur së bashku për klubin e Ligue 1 që nga viti 2017, por marrëdhënia e tyre duket se është përkeqësuar javët e fundit. Sulmuesi brazilian dhe Kylian debatuan në fushë për një penallti kundër Montpellier. Edhe pse ka kaluar gati një muaj nga ky moment të dy nuk kanë bërë paqe.

Mbappé, siç raporton Goal, është i pakënaqur me ndikimin e Neymar në dhomat e zhveshjes, ndërsa braziliani mendon se shoku i tij i skuadrës është egoist. Sipas O Ney, francezi ka treguar egoizmin e tij edhe në ndeshjen kundër Juventusit. Ish-lojtari i Barcelonës është i vendosur të ruajë harmoninë në dhomat e zhveshjes dhe së fundmi ia ka besuar mikut të tij Sergio Ramos, por humori për momentin mbetet i tensionuar.

Shumë besojnë se PSG nuk mund të fitojë në Europë pikërisht për shkak të mungesës së kohezionit mes lojtarëve. Por duket se Neymar dëshiron të sigurohet që kjo të mos bëhet problem këtë sezon. Nga ana tjetër, kampioni i botës ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me brazilianin, duke shpjeguar se nuk është gjithmonë e lehtë.

Megjithatë, 23-vjeçari këmbëngul se ai e respekton shokun e tij të skuadrës: “Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të tillë, të bazuar në respekt, por ndonjëherë me momente më të ngrohta e më të ftohta. Kjo është natyra e marrëdhënies sonë. Unë kam shumë respekt për lojtarin që ai është. Kur ke dy lojtarë me karakter kaq të fortë, ke momente të tilla, por gjithmonë me respektin dhe interesin e PSG-së”.

E.Ç (Dosja.al)

psg neymar mbappe

Sondazh

Poll