Sport

Çaste paniku për familjen! U mund 4-0, por makina me gruan dhe fëmijët e trajnerit të Portos u qëlluan me gurë nga tifozët…

Xhamat e automjetit janë thyer dhe thuhet se pasagjerët se janë goditur

14 Shtator 2022, 12:41 Nga DOSJA

Çaste paniku për familjen! U mund 4-0, por makina me gruan dhe

PORTUGALI - Mbrëmë, makina në të cilën ishin bashkëshortja e trajnerit Sérgio Conceição dhe dy fëmijët e tyre, u qëllua me gurë jashtë ‘Estádio do Dragão’, pasi skuadra e Portos u mposht 0-4 nga Club Brugge për Champions League.

Në makinë ishin Liliana Conceição dhe fëmijët e saj: Rodrigo, 22 vjeç, që mbrëmë ishte i gatshëm në pankinën pjesë e Portos dhe José, 7 vjeç, i cili gjithashtu është fyer nga tifozët.

Xhamat e automjetit janë thyer dhe thuhet se pasagjerët se janë goditur, në një moment paniku të madh për familjen e trajnerit Sérgio Conceição.

Çaste paniku për familjen! U mund 4-0, por makina me gruan dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll