Sport

Për pak i thyen këmbën, arrestohen agresorët e futbollistes së PSG

Tre të rinjë janë shpallur fajtorë për sulmin ndaj futbollistes së PSG Kheira Hamraoui.

14 Shtator 2022, 13:55 Nga DOSJA

Për pak i thyen këmbën, arrestohen agresorët e futbollistes

FRANCË- Tre të rinjë janë shpallur fajtorë për sulmin ndaj futbollistes së PSG Kheira Hamraoui. Personat janë gjurmuar në nëntor por u arrestuan mbrëmë pranë Parisit.Prokurori i Versajës njoftoi se tre 20-vjeçarët, njëri prej të cilëve me precedentë penalë, u gjet në shtëpi në Yerres.

Më 4 nëntor, futbollistja 32-vjeçare, teksa po kthehej nga një darkë me shoqen e saj të skuadrës Aminata Diallo, u sulmua nga dy persona me kapuç të armatosur me shufra hekuri dhe pësoi dëmtime në këmbë që e mbajtën jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ishte një tronditje si për klubin e PSG ashtu edhe për publikun francez dhe, në fillim, Diallo u hetua dhe u dyshua se kishte lidhje për një rivalitet të supozuar në ekip.

Ndërkohë, pozicioni i Hamraouit në skuadër po bëhet gjithnjë e më i vështirë, deri në atë pikë sa PSG-ja njoftoi pak ditë më parë se e konsideronte atë jashtë skuadrës. Ndihmës drejtoresha sportive Sabrina Delannoy tha: “Nuk ishte e lehtë për ne, as për të, por Hamraoui nuk është pjesë e projektit sportive të PSG gjatë gjithë sezonit”. Futbollistes i skadon kontrata në vitin 2023, duket se muajt e fundit ka pasur përplasje me disa bashkëlojtare, veçanërisht me sulmueset Marie-Antoinette Katoto dhe Kadidiatou Diani.

E.Ç (Dosja.al)

psg kheira hamraoui

Sondazh

Poll