Sport

Futbolli anglez nis me heshtje për Mbretëreshën, por lojtari irlandez në shenjë proteste largohet nga përqafimi i ekipit

Më në fund futbolli është rikthyer në Angli. Pas shtyrjes së ndeshjeve, Championship ka vendosur të luajë në mesjavë duke mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

14 Shtator 2022, 12:41 Nga DOSJA
Futbolli anglez nis me heshtje për Mbretëreshën, por lojtari
James McClean

ANGLI- Më në fund futbolli është rikthyer në Angli. Pas shtyrjes së ndeshjeve, Championship ka vendosur të luajë në mesjavë duke mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Siç ndodhi në takimin Huddersfield-Wigan. Megjithatë, futbollisti James McClean ka mbajtur një qëndrim anti-britanik. Në fakt, irlandezi, në minutën e heshtjes, u shkëput nga përqafimi i skuadrës, një lloj proteste.

Sa herë që ai merrte topin, futbollisti fërshëllehej nga tifozët e Huddersfield. Futbollisti është nga qyteti i Derry-t. Në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës, qyteti ishte skena e një prej masakrave më të dhunshme në historinë britanike: e diela e përgjakshme. Një demonstratë paqësore e organizuar nga Shoqata për të Drejtat Civile të Irlandës së Veriut e ndërprerë nga Regjimenti i Mbretërisë së Bashkuar.  

Mesfushori, për t'u larguar nga Britania e Madhe, mori nënshtetësinë e Irlandës dhe në vitin 2012 thirret edhe për Kampionatin Europian. I rritur në lagjen Dreggan, fjalë për fjalë një hap larg kufirit, ai u bë shpejt një idhull për irlandezët, edhe nëse refuzimi i thirrjes së Irlandës së Veriut nuk u mor mirë në anën tjetër të kufirit.

E.Ç (Dosja.al)

 

wigan huddersfield

Sondazh

Poll