Aktualitet

E rëndë në Francë/ Përplasen dy makina, humbin jetën në vend dy shqiptarët, plagoset nëna me dy fëmijët

Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.

14 Shtator 2022, 18:01 Nga e.k
E rëndë në Francë/ Përplasen dy makina, humbin
Pamje nga aksidenti

FRANCË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra -tjetrën dhe si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë si dhe është plagosur një nënë me dy fëmijët e mitur.

Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.

Dy shqiptarët të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare po udhëtonin së bashku në makinën e përfshirë në aksident.Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçarë bashkë me dy fëmijët e saj të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

france

Sondazh

Poll