Aktualitet

Ndodh në Greqi/ E “kapi” duke shkëmbyer mesazhe erotike me një tjetër, gruaja sulmon me thikë burrin shqiptar në sy të fëmijëve

Sherri mes tyre agravoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve.

14 Shtator 2022, 16:53 Nga e.k
Ndodh në Greqi/ E “kapi” duke shkëmbyer mesazhe erotike me
Foto ilustruese

GREQI- Një debat i fortë për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në një familje në Greqi. Çifti u shoqëruan në Komisariat pas sherrit të fortë mes tyre që ndodhi në sy të fëmijëve.

Sherri mes tyre agravoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve.

Mediet greke bëjnë me dije se dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici.

Ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve.

greqi

Sondazh

Poll