Aktualitet

Aksident në Laç, mjeti përplas motoçikletën, lëndohet drejtuesi i mjetit

Mësohet se një mjet ka përplasur një person me motoçikletë.

14 Shtator 2022, 17:29 Nga I.A
Aksident në Laç, mjeti përplas motoçikletën,
Foto ilustruese

LAÇ- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Laç-Patok. Mësohet se një mjet ka përplasur një person me motoçikletë.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e aksidentit për të bërë të mundur zbardhjen e tij. 

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak Në Patok, Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motoçiketës, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne lac

Sondazh

Poll