Aktualitet

Ishin nisur për atentat, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi! Njëri, i akuzuar për vrasje (DETAJE)

Pas hetimeve të hollësishme sipas Policisë greke dyshohet se njëri nga shqiptarët e arrestuar identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është akuzuar më parë për akuzën e vrasjes për një ngjarje të ndodhur më 31 korrik në Agia Varvara ku mbeti i vrarë një 39 vjeçar por dhe i një tentative për vrasje të ndodhur më 15 korrik në Athinë, në zonën e Agio Pavlos ndaj një 36-vjeçari shqiptar.

14 Shtator 2022, 16:59 Nga e.k
Ishin nisur për atentat, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi!
Foto ilustruese

GREQI- Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në Palataki të Athinës, pasi dyshohet se po përgatisnin një atentat. Fillimisht ata janë ndaluar nga Policia ku pas kontrollit të mjetit u konstatua se ata kishin me vete një thikë. Më pas, mjeti u dërgua në Komisariatin e Haidarit, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura në bagazh 2 armë zjarri kallashnikov.

Ata i kishin fshehur armët në një vend të improvizuar enkas pas kasetofonit të mjetit u gjetën dy krehëra me fishekë. Rezulton se dy të arrestuarit ishin liruar sëfundmi nga burgu dhe ishin me ‘detyrim paraqitje’, njëri i dënuar për vepra të rënda penale. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar, është një 22-vjeçar. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije nga mediat greke.

Pas hetimeve të hollësishme sipas Policisë greke dyshohet se njëri nga shqiptarët e arrestuar është akuzuar më parë për akuzën e vrasjes për një ngjarje të ndodhur më 31 korrik në Agia Varvara ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar por dhe i një tentative për vrasje të ndodhur më 15 korrik në Athinë, në zonën e Agio Pavlos ndaj një tjetër shqiptare.

Sipas Policisë greke, vrasja e 39-vjecarit ka ndodhur për larje hesapesh për trafikun e drogës, pasi dhe viktima ishte me precedentë penale. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për dy shqiptarët e kapur sot, armët e tyre dhe biletat që lidhin lëvizjet e tyre me qytetin e Igumenicës në kufi me Shqipërinë. 

policia greke

Sondazh

Poll