Aktualitet

Drejtoi mjetin në gjendje të dehur në pranga 45-vjeçari në Vlorë! Një tjetër vjedh xhiron ditore në një hotel

Ndërkohë një 43-vjeçar i identifikuar me inicialet G.Xh u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në hotelin e një shtetasi në lagjen nr.1, Sarandë.

14 Shtator 2022, 14:54 Nga e.k
Drejtoi mjetin në gjendje të dehur në pranga 45-vjeçari
Foto ilustruese

VLORË- Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet R.H, banues në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë një 43-vjeçar i identifikuar me inicialet G.Xh u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në hotelin e një shtetasi në lagjen nr.1, Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit G. Xh., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në hotelin e një shtetasi, në lagjen nr.1, Sarandë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll