Aktualitet

2275 ton naftë kontrabandë, kapiteni i anijes: Është hera e tretë që sjell ngarkesë nga Libia në Shqipëri

Kjo anije ka sjellë edhe dy herë të tjera naftë gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti. 

14 Shtator 2022, 16:52 Nga F.M
2275 ton naftë kontrabandë, kapiteni i anijes: Është hera e
Foto Ilustruese

DURRËS- Kapiteni i anijes libiane që ka sjellë naftë kontrabandë në Shqipëri, Zuhair Alkëafi, i cili thotë se kjo është hera e tretë që ai ka bërë rrugën Libi Shqipëri. Sipas procesverbalit të publikuar nga Gazeta Tema, kjo anije ka sjellë edhe dy herë të tjera naftë gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti. 

“Herën e parë kam ardhur nga fundi i muajit Korrik, herën e dytë nga mesi i muajit gusht dhe kjo është hera e tretë. Sasinë e naftës e kam ngarkuar nga Bengazi të treja herët, naftën e kam marrë tek kompania shtetërore libiane Brena e cila merret me shitjen e naftës me shumicë në Libi,”- thuhet në procesverbal.

2275 ton naftë kontrabandë, kapiteni i anijes: Është hera e
Procesverbali

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse dy herët e tjera nafta është regjistruar sipas regullave apo jo.  Gjatë kësaj rruge janë sekuestruar 2275 ton naftë dhe të arrestuarit janë kapiteni i anijes Z.A. 54 vjeç, M.A. 25 vjeç, A.A. 43 vjeç të tre banues në Libi dhe B.T. 25 vjeç banues në Siri.  Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi. 

porti i durresit nafte kontrabande ne durres nafte kontrabande nga libia

Sondazh

Poll