Sport

‘Xixa’ në Premier League… Trajneri Klopp i Liverpool ironizon idenë e Boehly, bosit të Chelseas, për një ndeshje Veri-Jug!

“Mos i gjykoni shumë përgjigjet e mia. Nuk jam i sigurt që njerëzit duan ta shohin këtë. Imagjinoni lojtarët e Man.United, Liverpool, Everton, të gjithë së bashku në një ekip… A nuk është kombëtarja”

14 Shtator 2022, 12:19 Nga DOSJA

‘Xixa’ në Premier League… Trajneri Klopp i Liverpool

ANGLI - Pronari i Chelseas, Todd Boehly, ka sugjeruar së fundmi që Premier League të organizojë një ndeshje Veri-Jug All Stars për të mbledhur më shumë para. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka reaguar me ironi ndaj këtij propozimi, duke thënë se ideja do të mbingarkonte një kalendar tashmë të tejet të ngjeshur, por më pas ai madje e la të piqet ideja.

“Epo, ai nuk priti shumë (për të filluar të flasë për ndryshime). Shkëlqyeshëm, kur të gjejë një datë për këtë, më telefononi. Ai harron që në garat e mëdha në Amerikë, lojtarët kanë katër muaj pushim dhe janë shumë të lumtur që mund të stërviten pak. Është krejtësisht ndryshe në futboll. Çfarë mund të them më shumë? Ai gjithashtu dëshiron të sjellë Harlem Globetrotters dhe t'i detyrojë ata të luajnë kundër një ekipi futbolli”?

Klopp mendoi më shumë, dhe pastaj provoi një përgjigje tjetër. “Unë u befasova nga ideja, ndaj mos i gjykoni shumë përgjigjet e mia. Ndoshta ai mund të shpjegojë më tej dhe të organizojë një datë të përshtatshme. Por nuk jam i sigurt që njerëzit duan ta shohin këtë. Imagjinoni lojtarët e Man.United, Liverpool, Everton, të gjithë së bashku në një ekip… A nuk është kombëtarja, a është vetëm veriperëndimi dhe verilindja së bashku dhe jugu? Mirë, Veriu kundrejt Jugut, kemi në verilindje dhe Newcastle. Lojë interesante… Dhe pastaj e gjithë Londra së bashku? Arsenal, Tottenham… Mirë. A e tha vërtet këtë?”

‘Xixa’ në Premier League… Trajneri Klopp i Liverpool

Përpos se Todd Boehly, aktualisht është presidenti i ri i Chelsaes, pas blerjes së ‘bluve’ nga një grup biznesmenësh amerikanë, është edhe një bashkëpronar i ekipit të bejsbollit Los Angeles Dodgers dhe zotëron aksione në La Lakers në NBA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll