Politike

Protesta, Briseida Shehaj: SPAK na dha të drejtë, paratë po përdoren për tu pasuruar

Gjatë fjalës së saj në protestën në landfillin e Sharrës, Shehaj tha se paratë e marra nuk po përdoren për të ndërtuar inceneratorin por për të pasuruar vetë. 

13 Shtator 2022, 18:36 Nga I.A
Protesta, Briseida Shehaj: SPAK na dha të drejtë, paratë po
Briseida Shehaj

TIRANË- Briseida Shehaj ka deklaruar në protestën e sotme për inceneratorët se ata kanë të bëjnë me një organizatë kriminale. Gjatë fjalës së saj në protestën në landfillin e Sharrës, Shehaj tha se paratë e marra nuk po përdoren për të ndërtuar inceneratorin por për të pasuruar vetë. 

“Jemi vetëm pak metra larg vendit të krimit. Eshtë qesharake për këta që na vjedhin dhe këto tabela që shihni sot nuk ishin dje. Dokumentet e faktet janë rruga e vetme që kemi mbledhur. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që zgjatët nga fillimi në fund. Në 2017 u firmos kontrata për inceneratorin që sot nuk ekziston. ka vetën ca zyra dhe një mencë. Mencat këto i kanë qef dhe atje kudo të shkojnë ka menca sa të duash dhe për ta do paguajmë vetëm 50 euro në ditë. Për këto menca janë paguar miliona dollarë, 64 për ca zyra e një mencë. Kemi treguar me fakte si janë marrë kredi në banka, si prona publike është lënbë peng në banka për të blerë makina, ndërsa investimi këtu është zero, paratë nuk përdoren për të ndërtuar inceneratorin.

Me para të tona na dhunojnë. Gjysëm milioni euro i jepen një punonjësi, inxhineri në Elbasan  që e përdorën mirë e më par Frida Krifca e bëri fermer, pastaj bisnesmen në malin e Zi e i japin mln euro. E vetmja pajisje kapsulimi është blerë e përdorur, është blerë 70 mln euro. Mirel Mërtiri rri ende i lirë me kontratë pune në Hollandë. Klodian Zoto rrëmbeu të gjitha fondet në Elbasan me kompani fiktive. Është pronari legal i Inceneratorit të Fierit që merr edhe sot mln euro edhe pse është në arrati. Për dy denoncimet tona, Fieri e Elbasani na dha të drejtë. Zoto dhe kompania janë të pandehur sot në SPAK për disa vepra. Do bëjmë publike kontratën që lidh Inceneratorin e Tiranës me kompaninë e Zotos," tha Shehaj.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

briseida shehaj protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll