Politike

EMRAT/ Protesta e Partisë së Lirisë, deputetët demokratë që marrin pjesë

Nga Partia Demokratike deputetët që kanë marrë pjesë janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu si dhe Jamarbër Malltezi.

13 Shtator 2022, 18:49 Nga I.A
EMRAT/ Protesta e Partisë së Lirisë, deputetët
Edmond Spaho

TIRANË- Protesta e Partisë së Lirisë e thirrur në landfillin e Sharrës për inceneratorin e Tiranës ka bërë bashkë dhe PD-në. Nga Partia Demokratike deputetët që kanë marrë pjesë janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu si dhe Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë që vetë kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur që të mos shfaqet vetë në protestën e thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

protesta e pl ne sharre edmond spaho ervin salianji klevis balliu jamarbër malltezi

Sondazh

Poll