Politike

Protesta në Sharrë, pse mungon Berisha? Kryedemokrati bëhet 'i gjallë' në Facebook, 0 koment për tubimin

Megjithatë sapo ora ka shënuar 18:00, kohë kur nisi edhe protesta, Berisha është bërë "i gjallë" në rrjetet sociale, duke publikuar një foto.

13 Shtator 2022, 18:18 Nga k.m.
Protesta në Sharrë, pse mungon Berisha? Kryedemokrati bëhet
Sali Berisha dhe kandidatët për kreun e FRPD

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mungon në protestën e thirrur sot nga Partia e Lirisë në Sharrë. Deri më tani është raportuar se mungesa do të vijë për shkak të angazhimeve të kryedemokratit, por nuk ka asnjë detaj tjetër. Megjithatë sapo ora ka shënuar 18:00, kohë kur nisi edhe protesta, Berisha është bërë "i gjallë" në rrjetet sociale, duke publikuar një foto.

"Me 6 kandidatët në garë për kryetar të Forumit Rinor të PD-së. Urime të përzemërta dhe suksese në garën e tyre! sb,"-shkruan Berisha. Ndërkohë që nuk është shpjeguar dhe nuk e ka komentuar fare për protestën e sotme.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës.

sali berisha protesta e pl ne sharre ilir meta

Sondazh

Poll