Politike

Nis protesta e parë e thirrur nga PL në Sharrë! Dhjetëra qytetarë të pranishëm

Në foto e siguruara nga Dosja.al shihen dhjetëra qytetarë që po mblidhen në hyrje të inceneratorit të Sharrës.

13 Shtator 2022, 18:06 Nga e.k
Nis protesta e parë e thirrur nga PL në Sharrë! Dhjetëra
Pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë në inceneratorin e Tiranës.

Në foto e siguruara nga Dosja.al shihen dhjetëra qytetarë që po mblidhen në hyrje të inceneratorit të Sharrës.

Pak më herët, sekretari Organizativ i PL, Endrit Braimllari u shpreh se protesta do të jetë paqësore. Ndërkohë policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve të mundshme duke vendosur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë vendit ku do të mbahet tubimi.

Nis protesta e parë e thirrur nga PL në Sharrë! Dhjetëra

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll