Aktualitet

U rrëzua në Kanionin e Langaricës, shpëtohet turistja gjermane

Mësohet se turistja ka lajmëruar Policinë në numrin e emergjencës dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lokalizimi i saj dhe ofrimi i ndihmës mjekësore.

13 Shtator 2022, 15:44 Nga e.k
U rrëzua në Kanionin e Langaricës, shpëtohet turistja
Momenti kur turistja gjermane shpëtohet

PËRMET- Një turiste gjermane e cila po eksploronte në këmbë Kanionet e Langaricës në Përmet është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 

Mësohet se turistja ka lajmëruar Policinë në numrin e emergjencës dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lokalizimi i saj dhe ofrimi i ndihmës mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 13.09.2022, rreth orës 11:00, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se një turiste gjermane, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku ndodhej turistja gjermane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës. Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimin e Urgjencës, e kanë nxjerrë nga kanioni dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Përmetit, shtetasen gjermane, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

policia e permetit

Sondazh

Poll