Sport

Përmendet emri i Mbappe-s në konferencën për shtyp, Ancelotti nuk duron më: “Prapë me këtë temë? Kemi lojtarë në sulm si…”

Real Madrid do të luajë në raundin e dytë të Champions League ndaj Leipzig. Pas fitores 3-0 ndaj Celtic, ekipi madrilen do të synojë një tjetër triumf dhe të forcojë pozicionin e tyre në krye të Grupit F.

13 Shtator 2022, 14:37 Nga DOSJA

Përmendet emri i Mbappe-s në konferencën për shtyp,

SPANJË- Real Madrid do të luajë në raundin e dytë të Champions League ndaj Leipzig. Pas fitores 3-0 ndaj Celtic, ekipi madrilen do të synojë një tjetër triumf dhe të forcojë pozicionin e tyre në krye të Grupit F.

Në prag të ndeshjes, trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti e parashikoi takimin të vështirë, ku ndër të tjera ai diskutoi disa tema duke prekur edhe çështjen Mbappe.

“Është një ndeshje e rëndësishme në grup. Leipzig pati probleme në fillim, por zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer kundër Borussia Dortmund. Ata kanë cilësi në sulm, janë të shpejtë dhe ne duhet të vlerësojmë gjithçka për të fituar ndeshjen”.

Duke folur për ambiciet e skuadrës për të fituar sërish Champions League, italiani tha: “Ne nuk vendosim kufij. Qëllimi është të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, ne kemi një skuadër për këtë dhe do të luftojmë.”

Ka pasur thashetheme të reja për kontratën e Kylian Mbappe-s te PSG, me raportet që pretendojnë se ajo do të skadojë në vitin 2024, duke ndezur spekulimet se Real Madrid mund të bëjë një lëvizje për të vitin e ardhshëm.

“Përsëri me këtë (qesh)? Jemi të emocionuar për sulmin që kemi, veçanërisht me të rinjtë. Benzema na emocionon shumë, por kemi Vinicius dhe Rodrygon. Ne nuk po mendojmë për një tjetër për momentin.”

E.Ç (Dosja.al)

real madrid carlo ancelotti

Sondazh

Poll