Sport

Spanjë, presidenti i klubit takon agjentin e futbollistit, por takimi përfundon me sherr

Përfundon në sherr takimi mes presidentit të Rayo Vallecanos dhe agjentit të sulmuesit të Espanyol, Raul de Tomas. Ekipi spanjoll ka hyrë në negociata me agjentin e sulmuesit, Ivan Garcia.

13 Shtator 2022, 13:17 Nga DOSJA

Spanjë, presidenti i klubit takon agjentin e futbollistit, por takimi

SPANJË- Përfundon në sherr takimi mes presidentit të Rayo Vallecanos dhe agjentit të sulmuesit të Espanyol, Raul de Tomas. Ekipi spanjoll ka hyrë në negociata me agjentin e sulmuesit, Ivan Garcia.

45-vjeçari pretendon se ka përfunduar edhe në spital dhe gjatë daljeve të fundit publike ka vendosur një fashë në hundë: “Ishte një veprim i një krimineli, një veprim prej frikacaku dhe veprim shumë i neveritshëm". Garcia argumenton në vend të kësaj se ishte presidenti që e sulmoi atë.

Pas fitores 2-1 ndaj Valencias, Rayo Vallecano me anë të një njoftimi zyrtar konfirmoi se Presa ka bërë një ankesë formale ndaj Garcias: “Ivan Garcia sulmoi Raul Martin Presa-n duke e goditur me kokë në fytyrë të enjten vonë në mbrëmje. Vetëm për shkak se u sulmua, Raul Martin Presa thirri policinë, shkoi në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore dhe menjëherë bëri një ankesë zyrtare kundër Ivan Garcia në departamentin e policisë.

Përhapja e lajmeve të rreme të djeshme që ne kemi përgënjeshtruar këtu është një strategji e dobët mbrojtëse e Ivan Garcia-s përballë problematikave ligjore me të cilën përballet”.Sa i përket sulmuesit de Tomas, asnjë transferim për të raportuar. 27-vjeçari aktualisht po qëndron te Espanyol. Lojtari, pas debatit me menaxherin Diego Martinez, u la në stol në 5 ndeshjet e para të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

rayo vallecano spanje la liga

Sondazh

Poll