Sport

(VD) Njolloset me gjak futbollin argjentinas. Nga dhuna midis bandave vritet një tifoz, por si për paradoks, ndeshja zhvillohet…

Jo zyrtarisht, mësohet se sulmi do t'i atribuohej grupit të quajtur "La Banda del Camión", megjithëse deri më tani nuk ka të arrestuar

13 Shtator 2022, 12:45 Nga DOSJA

(VD) Njolloset me gjak futbollin argjentinas. Nga dhuna midis bandave vritet

ARGJENTINE - Një kapitull i ri dhune, njolloset me gjak futbolli argjentinas, për shkak të vrasjes së një tifozi nga San Martín të Tucumán, i qëlluar në kokë gjatë para të ndeshjes që "El Ciruja" do të luante në shtëpi kundër Belgrano. Jo zyrtarisht, mësohet se sulmi do t'i atribuohej grupit të quajtur "La Banda del Camión", megjithëse deri më tani nuk ka të arrestuar dhe frika po rritet për mundësinë e fshehtë të hakmarrjes.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ‘La Ciudadela’, dy orë para duelit dhe deri më tani, teoria kryesore është se ngarja tragjike ka ndodhur si pasojë e një konfrontimi të dhunshëm mes dy fraksioneve të tifozerive, që përfundoi me të shtëna me armë zjarri. Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe deri më tani nuk është identifikuar. Përveç kësaj, do të kishte disa persona të lënduar.

Përleshja mes këtyre grupeve vandale u zhvillua në një cep të Bolívarit me Frías Silva, aty ku ndodhej trupi i të ndjerit, i cili ka marrë një plumb fatal në kokë. Gjëja më e trishtë është se ndeshja nuk u ndërpre, me gjithë barbarinë nëpër dhe skuadra vendase përfundoi duke mposhtur skuadrën e Kordobës 1-0, rezultat për të cilin ende kanë shpresa për të arritur ngjitjen direkt në Ligën Profesionale të Futbollit.

"Loja luhet, jo sepse është më e rëndësishme se jeta. Shefi i sigurisë garanton që asgjë nuk do të ndodhte brenda stadiumit. Ne erdhëm me një frymë tjetër, ndaj ndeshja duhet luajtur”,- kishte deklaruar presidenti i San Martín, Rubén Moisello për ‘D-Sports Radio’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll