Sport

VIDEO/ Ndërhyrje ‘vrastare’, nëntë gola dhe tre të kuqe: lojë e çmendur në Metz…

Përpara kësaj situate mjaft të pazakontë, pasi përjashtoi Danley, gjyqtari vendosi ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen, duke pretenduar se nuk ndihej i sigurt.

13 Shtator 2022, 11:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Ndërhyrje ‘vrastare’, nëntë gola dhe tre

FRANCE - Fitorja e Guingamp në Metz (6-3), në ditën e tetë të ndeshjes së divizionit të dytë francez, ishte një lojë e mbushur plot incidente, me ekipin vendas që e përfundoi ndeshjen me tetë lojtarë. Dhe gjithçka filloi që me një pjesë të parë shumë të konfliktuar.

Autogoli i Manceau (2') e çoi Metzin në avantazh, Livolant (8') barazoi, por dopieda e Jallow (10' dhe 16') dukej se i vendosi gjërat drejt në fushën e blertë. Megjithatë, gjithçka u përmbys pas gjysmë ore.

Kouyaté (31') mori karton të kuq dhe Quemper (45’+1) e ngushtoi epërsinë te Guingamp. Dy minuta më vonë, Oukidja (45’+3) u përjashtua me karton të kuq, duke ulur në nëntë numrin e lojtarëve në fushë, ndërkohë që Metz pa golin e barazimit nga Courtet (45’+7), nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Danley (56') u përjashtua nga ndeshja për këtë ndërhyrje ‘vrastare’. Shikoni videon:


Përpara kësaj situate mjaft të pazakontë, pasi e përjashtoi Danley, gjyqtari vendosi ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen, duke pretenduar se nuk ndihej i sigurt. Kur u rikthyen për të luajtur, Louiserre (69'), Tchimbembe (85') dhe Livolant (88') vulosën rezultatin dhe triumfin për Guingamp, i cili u ngjit kështu në vendin e gjashtë me 13 pikë, dy më shumë se Metz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll