Sport

Ekuadori drejt përjashtimit nga Botërori në Katar! Dalin audio dhe dokumente të reja: “E bëra për para”

Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës. Disa audio dhe dokumente tregojnë se mbrojtësi i djathtë Byron Castillo përdori një certifikatë të rreme lindjeje.

13 Shtator 2022, 13:08 Nga DOSJA

Ekuadori drejt përjashtimit nga Botërori në Katar! Dalin audio

EKUADOR- Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës. Disa audio dhe dokumente tregojnë se mbrojtësi i djathtë Byron Castillo përdori një certifikatë të rreme lindjeje. Lojtari nuk ka lindur në Ekuador, por në Kolumbi. Në prill, pasi skuadra e Gustavo Alfaro u kualifikua në Katar 2022, federata kiliane paraqiti një ankesë zyrtare në FIFA, duke pretenduar se Castillo kishte falsifikuar dokumentet e tij të lindjes dhe ishte një emigrant pa dokumente.

Federata e Kilit tha se ka prova se lojtari ka lindur në Tumaco të Kolumbisë në vitin 1995 dhe jo në Ekuador në vitin 1998, siç thonë dokumentet e tij zyrtare. Megjithatë, FIFA e ka hetuar këtë çështje dhe e ka pushuar çështjen, duke deklaruar se mbrojtësi është nga Ekuadori.

Çështje e mbyllur? Jo në të vërtetë. Daily Mail, orët e fundit ka publikuar një raport të detajuar i cili duket se tregon se Castillo është kolumbian. Në një regjistrim audio, marrë nga një intervistë me kreun e Komisionit Hetimor të FEF në dhjetor 2018, Castillo konfirmon se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998. Ai thotë gjithashtu se u largua nga Tumaco, Kolumbi, për në San Lorenzo të Ekuadorit për të vazhduar karrierën futbollistike: “Kalova kufirin sepse, siç e dini, skuadrat e Tumacos luajnë në San Lorenzo. Shkova për t’u testuar në San Lorenzo, e mbaj mend shumë mirë”.

Por nuk ndalet me kaq. Emri në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane lexon "Byron David Castillo Segura", por në realitet emri i tij i plotë është "Bayron Javier Castillo Segura", siç thuhet në të dhënat e tij kolumbiane. Lojtari zbuloi gjithashtu se Marco Zambrano, një biznesmen ekuadorian dhe pronar i NorteAmerica, i pezulluar nga FEF në vitin 2018, i kishte blerë atij kartën e rreme të identitetit: "Sigurisht, ai më tha se do të më ndihmonte".

Provat e sapocituara nuk u përdorën në seancën dëgjimore në qershor, por padyshim që do të jenë në qendër të vëmendjes kur Komisioni i Apelit i FIFA-s të analizojë situatën në ditët në vijim. Castillo-s iu kërkua t'u përgjigjej pyetjeve përmes telefonatës video.Ekuadori përfundoi i katërti në kualifikueset e Amerikës së Jugut. Mbrojtësi i krahut bëri tetë paraqitje dhe doli në fushë në të dyja ndeshjet kundër Kilit.

E.Ç (Dosja.al)

ekuador kupa e botes katar

Sondazh

Poll