Sport

Arrestime dhe trazira, ultrasit e Frankfurtit të pandalshëm në Marseille! 1000 agjentë zbarkojnë për ndeshjen e Championsit

Një mijë agjentë u mobilizuan dhe u vendosën në Marsejë në prag të ndeshjes së Champions League mes OM dhe Eintracht Frankfurt sonte (21:00). Mendohet se 8 mijë tifozë gjermanë pritet të zbarkojnë në Marseille.

13 Shtator 2022, 12:58 Nga DOSJA

Arrestime dhe trazira, ultrasit e Frankfurtit të pandalshëm në

FRANCË- Një mijë agjentë u mobilizuan dhe u vendosën në Marsejë në prag të ndeshjes së Champions League mes OM dhe Eintracht Frankfurt sonte (21:00). Mendohet se 8 mijë tifozë gjermanë pritet të zbarkojnë në Marseille.

Që nga mbrëmja e djeshme, tifozët gjermanë dhe të Marsejeës kanë provokuar njëri-tjetrin në qendër të qytetit, duke shkaktuar një sherr në fund të mbrëmjes ku u përfshinë rreth njëzet ultras. Në total, tetë persona u arrestuan, përfshirë një gjerman, shumica e tyre për armëmbajtje ose për fyerje të një zyrtari publik, tha prefektura.

Në Ve'lodrome, sektori i miqëve do të jetë në kapacitetin me 3300 tifozë, por disa mijëra tifozë të Eintracht pa bileta pritet të arrijnë në Marsejë, rreth 5000 sipas parashikimeve të autoriteteve. Stadiumi do të jetë pothuajse i mbushur me rreth 62 mijë shikues. Disa qindra vende pranë sektorit gjerman nuk u shitën për të lënë një zonë të lirë.

E.Ç (Dosja.al)

marseje frankfurt champions league

Sondazh

Poll