Sport

Berlusconi ka vendosur të ndryshojë te Monza: shkarkohet trajneri Stroppa…

Pritet njoftimi zyrtar: të dielën është ndeshja kundër Juventusit

13 Shtator 2022, 11:17 Nga DOSJA

Berlusconi ka vendosur të ndryshojë te Monza: shkarkohet trajneri

ITALI - Silvio Berlusconi ka vendosur të ndryshojë drejtimin e skuadrës së Monzës:  Giovanni Stroppa është shkarkuar. Trajneri e paguan fillimin e dobët, me një pikë në gjashtë ndeshje. 

Patroni, së bashku me Gallianin, zgjodhën ndryshimin në pankinë pesë ditë para ndeshjes kundër Juventusit në stadiumin ‘U-Power’. Njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi Brianza pritet brenda pak minutash. 

Skuadra për ndeshjen kundër bardhezinjve duhet t'i besohet Raffaele Palladino, trajnerit të të rinjve. Për pasardhësin është një ‘përleshje’: përfliten emrat e Ranierit, De Zerbit, Donadonit dhe Andreazzolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll