Sport

Bëhuni gati për duelin e madh! Anthony Joshua pranon kushtet për përballjen me Tyson Fury, zbulohet data dhe vendi

Anthony Joshua ka pranuar të gjitha kushtet që i janë ofruar nga skuadra e Tyson Fury-t, dhe mendohet se dueli do të zhvillohet më 3 dhjetor.

13 Shtator 2022, 12:23 Nga DOSJA

Bëhuni gati për duelin e madh! Anthony Joshua pranon kushtet për

ANGLI- Anthony Joshua ka pranuar të gjitha kushtet që i janë ofruar nga skuadra e Tyson Fury-t, dhe mendohet se dueli do të zhvillohet më 3 dhjetor.

Pavarësisht humbjes së dytë radhazi të Joshuas ndaj Oleksandr Usyk, kampioni i WBC Fury ka dëshirë të përballet me kolegun e tij britanik në një ndeshje të madhe.Negociatat kanë qenë premtuese dhe menaxhmenti i AJ ka ranë dakord me kushtet e paraqitura.

Fury zbuloi se po i ofronte rivalit të tij një ndarje 60/40 të fitimit në mënyrë që të sigurohej se nuk kishte justifikime dhe kreu i Boksit të Matchroom, Honcho Eddie Hearn konfirmoi se propozimi ishte pranuar - edhe pse kjo marrëveshje do të anulohej për revanshin.Duket sikur Stadiumi Principality i Cardiff-it, ku Fury u shfaq kohët e fundit për "Clash of the Castle" të WWE-së me pagesë për shikim, do të jetë vendi.

E.Ç (Dosja.al)

joshua boks fury

Sondazh

Poll