Aktualitet

I dënuar në Spanjë për droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për 23 pasuri të Anton Gjinaj

Më 28 korrik, SPAK sekuestroi 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj.

13 Shtator 2022, 11:15 Nga A.B
I dënuar në Spanjë për droge, Apeli i GJKKO lë në
Anton Gjinaj

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të kompanisë së ndërtimit ‘Alesio’ në pronësi të biznesmenit Anton Gjinaj. Ky person është i akuzuar për trafik droge si dhe është i dënuar në Spanjë për trafik droge.

Më 28 korrik, SPAK sekuestroi 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), i lindur në Pukë është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja. Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë.

PASURITË E SEKUESTRUARA:

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “DEIZI - M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSËAGEN”, modeli “GOLF”.

anton gjinaj

Sondazh

Poll