Politike

VD-Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Zëvendës ministri deklaroi se institucionet janë të angazhuara për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm.

13 Shtator 2022, 12:11 Nga A.B
VD-Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk
Komisioni

TIRANË- Zëvendës ministri i Brendshëm Andi Mahila deklaroi ditën e sotme se fenomeni i largimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe nuk është fenomen i panjohur. Gjatë komisionit të Ligjeve, u diskutua sot projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin. Ai u shpreh se trajtimi i migracionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE-së. Po ashtu ai shtoi se institucionet janë të angazhuara për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm.

'Për saktësi, deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve. Kjo marrëveshje është një nga këto format. Probleme me BE po të ishte numri zero do ishte më e mira e mundshme, nuk është. Parë nga një këndvështrim krijon shqetësim por dhe strukturat pëgjegjëse në shtet e BE, në Francë, Gjermani, të cilët janë të ligjshmë mbase në momentin në BE, veprimi i kalimit të La Mansh i bën të paligjshëm.

Ka shumë prej tyre që janë të rregullt në BE, pra nuk përbën problem për BE në këtë moment por kalimi i La Manshit përbën problem. Trajtimi i mirgacionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE. Nuk është fenomen i panjohur dhe krijon shqetësim deri në atë fazë se si të përballohet por jo të kalojë në një diskutim… të paktën dei në këto momente. Kur shtetet e BE shikojnë që Shqipëria, institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm, kjo nuk është se kalon në atë shqetësimin që të bëhet shkaktar për mosavancimin e vendit në BE.'- deklaroi Mahila.

andi mahila komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll