13 Shtator 2022, 10:37
Nga A.B
Olta Xhaçka dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit, për mbledhjen e Këshillit për Mandatin në lidhje me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, për të cilën kërkojnë që t’i ndërpritet mandati për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik.
PD kërkon që Këshilli të mblidhet të mërkurën, në datën 14 shtator në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të grupit paarlamentar të PD për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Xhaçka.

Pse akuzohet ministrja?
Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".
enkelejd alibeaj olta xhacka
Politike
13 Shtator 2022, 10:32
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme seçdo qytetar i Shqip...
Politike
13 Shtator 2022, 10:24
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër K...
Politike
13 Shtator 2022, 10:17
F.M
Rudina Hajdari
TIRANË- 24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina Hajdari e kujton 12 Shtatorin si një ditë që i ndryshoi ...
Politike
13 Shtator 2022, 09:07
F.M
ekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Edi Rama
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefon...
Politike
13 Shtator 2022, 08:58
Sali Berisha
Në Shqipëri u përkujtua përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, udhëheqësit të Lëvizjes studentor...
Politike
13 Shtator 2022, 08:37
F.M
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shprehur se nuk e synon Bashki...
Politike
12 Shtator 2022, 23:14
k.m.
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është shprehur se është i gatshëm për të l&eu...
Politike
12 Shtator 2022, 22:50
I.A
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte e ftuar këtë të hënë në rubrikën Milori Live në Klan...
Politike
12 Shtator 2022, 22:29
k.m.
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se do të ketë penalitete edhe ndaj Bashkis&...
Politike
12 Shtator 2022, 22:26
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se është tërhequr nga padia për med...