Politike

Hajdari: 12 Shtatori ndryshoi rrjedhën e jetës time! Nisi bukur, por fundi ishte shumë i dhimbshëm

Hjadari flet sërish për vrasjen e të atit.

13 Shtator 2022, 10:17 Nga F.M
Hajdari: 12 Shtatori ndryshoi rrjedhën e jetës time! Nisi bukur, por
Rudina Hajdari

TIRANË- 24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina Hajdari e kujton 12 Shtatorin si një ditë që i ndryshoi rrjedhën e jetës. E ftuar në "Opinion", ajo tregon se asgjë në jetën e saj nuk ka qenë njësoj pas asaj dite. Hajdari tha se 12 shtatori nisi si një ditë e ngrohtë e me diell, por fundin e kishte të dhimbshëm. 

“Kjo javë posaçërisht është java ku kthehen studentët, nëpër shkolla, nëpër banka dhe ashtu edhe unë atëherë po kthehesha në bankat e shkollës dhe ditët e mia ishin komplet ndryshe. Dita e 12 Shtatorit ishte një ditë, e cila ndryshoi komplet rrjedhën e jetës time. Nuk ishte absolutisht asnjë gjë njësoj pas asaj dite,"- tregon Hajdari. 

Por si e kujton ajo atë ditë?

“Ishte një ditë që nisi shumë bukur, një ditë e ngrohtë, por fundi ishte vërtetë shumë i dhimbshëm. Ne sapo e kishim takuar babain tek selia e vjetër e PD, po qëndronin me të në një lokal, mamaja ishte shtatzënë, ishim shumë të lumtur. Ishim në një moment shumë familjar të ngrohtë. Ndërkohë babi po fliste për mitingun e Fierit dhe ishte shumë i lumtur për atë moment. Mbaj mend një detaj shumë të bukur, që në momentin që iku, ishte afër selisë dhe unë e përqafova shumë, iu hodha në qaf. Duke qenë se kam qenë shumë e lidhur me të, në momentin që morëm lajmin, ishte një moment goxha i trishtë dhe i vështirë që nuk harrohet kollaj”.

rudina hajdari

Sondazh

Poll