Politike

VD-'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

Sula kërkoi informacion se përse është miratuar me urgjencë marrëveshja mes Shipërisë dhe Britanisë së Madhe e cila lidhet me migracionin. 

13 Shtator 2022, 11:28 Nga A.B
VD-'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kërkoi informacion se përse është miratuar me urgjencë marrëveshja mes Shipërisë dhe Britanisë së Madhe e cila lidhet me migracionin. 

'Të dimë pse ka lindur domosdoshmëria që kjo akt marrëveshje të miratohet me aq urgjencë. Unë do të kaloj direkt në analizë. Shifra të EUROSTAT. Duhet të ndihemi të shqetësuar, me Anglinë jemi në një situatë ekstreme. Qershor 2021-2022, 7267 aplikime për azil nga shteti shqiptar. Gjatë pandemisë, shifra ishte 3578 aplikime. Aplikimet vijnë duke u rritur, ku janë dyfishuar kërkesat për azil. Është urgjente se e ka kërkuar Britania, po nëse do e kërkojnë edhe vende të tjera? Bëhet fjalë jo vetëm për emigracion, por edhe krimin e organizuar”'- u shpreh Sula.

dashnor sula komisioni i ligjeve 13 shtator

Sondazh

Poll