Politike

VD-'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla u shpreh se do t'i qëndrojnë ndarjes aktuale, asaj me 61 Bashki dhe me 12 Qarqe. 

13 Shtator 2022, 10:37 Nga A.B
VD-'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se PS i qëndron ndarjes aktuale territorale të Bashkive. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla u shpreh se do t'i qëndrojnë ndarjes aktuale, asaj me 61 Bashki dhe me 12 Qarqe. 

'Në mbledhjen e sotme është referuar nëj informacion përgjatë punës të komisionit të reformës territoriale, të gjithë anëtarët tanë kanë konkluduar se mes propozimeve me një numër të madh Bashkish ka pasur propozime për zvogëlim dhe zmadhim numri. Vetëm 7 vite kanë kaluar që nga reforma e fundit. Shërbimet publike janë përmirësuar nga kjo reformë. Pozicioni ynë në komisionin e posacëm për reformën territoriale do të jetë ti qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.'- u shpreh Balla. 

Në këtë mënyrë Partia Socialiste kundërshton propozimin e Partisë Demokratike, e cila kërkon 92 Bashki dhe 6 rajone.

taulant balla

Sondazh

Poll