Politike

Sulmet kibernetike/ Blinken telefonon Ramën: Jemi me Shqipërinë

Blinken dënoi sulmin kibernetik kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë. 

13 Shtator 2022, 09:07 Nga F.M
Sulmet kibernetike/ Blinken telefonon Ramën: Jemi me Shqipërinë
ekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim të ambasadës amerikane në Shqipëri, bëhet me dije se gjatë bisedës telefonike, Sekretari Blinken dënoi sulmin kibernetik kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë. 

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale". – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price,"- thuhet në reagimin e ambasadës. 

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Por, hakerat tashmë po shesin të dhënat e TIMS.

antony blinken ed irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll